Institucionet, edhe 2.6 milionë euro për xhipa luksozë
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 02 August 2018
Institucionet e Kosovës gjatë ditëve në vijim pritet t’i shpenzojnë edhe më shumë se 2.6 milionë euro për blerjen e 71 xhipave luksozë, si dhe të 15 veturave për udhëtarë. Po ashtu nga fillimi i këtij viti e deri më tash institucionet kanë marrë me qira edhe rreth 400 vetura tjera për të cilat do të paguajnë rreth 10 milionë euro, shkruan sot gazeta “Zëri”.Më shumë se 2.6 milionë euro do t’i shpenzojnë institucionet e vendit për blerjen e 71 xhipave luksozë për Policinë e Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të 15 automjeteve për udhëtarë e ku për blerjen e këtyre kanë paraparë një buxhet prej rreth 2 milionë e 620 mijë eurosh. Po ashtu gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se gjatë 60 muajve në vijim institucionet e vendit do të paguajnë rreth 10 milionë euro për rreth 400 automjete sa i kanë marrë me qira për nevoja të Qeverisë, të Kuvendit, por edhe të institucioneve të pavarura që funksionojnë në vendin tonë.
Po ashtu burime të gazetës “Zëri” brenda Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), institucion ky i cili organizon prokurime të përbashkëta për të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i Kosovës, thotë se çdo ditë e më shumë janë duke u rritur kërkesat e institucioneve për marrje me qira, por edhe për blerje të automjeteve të reja.
Në dosjen e tenderit të përgatitur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), e të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se kjo kontratë është e ndarë në pesë (5) pjesë (lote). Përmes lotit të parë janë paraparë të blihen 15 automjete për udhëtarë e ku është paraparë një buxhet prej 300 mijë eurosh, për lotin e dytë janë paraparë të blihen 10 xhipa e ku është paraparë një buxhet prej 320 mijë eurosh, për lotin e tretë janë paraparë të blihen 4 xhipa e ku për blerjen e tyre janë paraparë 180 mijë euro, për Lotin e katërt janë paraparë të blihen 45 xhipa e ku janë paraparë 1 milion e 440 mijë euro, si dhe për lotin e pestë janë paraparë të blihen 12 xhipa e ku janë paraparë të shpenzohen 380 mijë euro.…
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...