Auto&Tech

Instagrami sjell një veçori të re

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 14 June 2017

Rrjeti social i popullarizuar, Instagram, tani ka lansuar edhe një veçori të re.

Veçoria e re është arkivimi i fotografive në Instagram dhe tani është në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

Veçoria “Archive” i mundëson përdoruesve që në mënyrë shumë të lehtë të fshehin fotografitë e tyre pa pasur nevojë që t’i fshijnë ato, transmeton Koha.net. Ata mund t’i rikthejnë fotografitë e tyre kurdo që të dëshirojnë. Instagrami, këtë veçori ka filluar ta testojë që nga muaji i kaluar.

-Advertisement-

Pëlqimet dhe komentet e bashkangjitura në postimet e juaja do të ruhen në rast se vendosni që njërën apo disa nga fotografitë t’i ktheni në profilin tuaj në Instagram. Po ashtu, mund të kërkoni fotografitë e juaja kur ato janë të arkivuar.

Për disa përdorues kjo veçori mund t’iu duket shumë e përshtatshme për të fshehur përkohësisht fotografitë kur ata janë të kërkuar për ndonjë intervistë pune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera