Auto&Tech

Instagram po prezanton masa të reja, ato u drejtohen veçanërisht adoleshentëve

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 03 June 2024

Instagram po zgjeron funksionin Limits, veçanërisht për adoleshentët që duan të reduktojnë ndërveprimet e padëshiruara me njerëzit e tjerë.

Kur të aktivizojnë funksionin, adoleshentët do të jenë në gjendje të shohin vetëm komentet, mesazhet, përgjigjet e historive, etiketat dhe përmendjet nga grupi i miqve të ngushtë dhe ndërveprimet nga llogaritë e tjera do të çaktivizohen, raporton Tech Crunch.

Llogaritë që nuk janë pjesë e miqve të ngushtë mund të ndërveprojnë ende me ta, por aktiviteti i tyre nuk do të shfaqet në ‘feed’, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Në të njëjtën kohë, adoleshentët mund të kufizojnë ndërveprimin e tyre me njerëzit që së fundmi kanë filluar t’i ndjekin në Instagram.

Përveç kësaj, kompania po shton funksionalitet të ri për Limits, i cili lejon përdoruesit të kufizojnë ndërveprimet nga disa llogari pa i bllokuar ato.

Instagram do të fshehë të gjitha komentet nga llogaritë e përmendura dhe ata nuk do të jenë në gjendje të etiketojnë ose përmendin përdoruesin.

Kompania fillimisht prezantoi Limits si një provë në vitin 2021, pasi futbollistët anglezë Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho u ngacmuan në internet pas humbjes së skuadrës angleze ndaj Italisë në finalen e Euro 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera