Instagram dhe Facebook, më në fund pa reklama?
Autori: Gazeta inFokus
08:00 | 31 October 2023
Reklamat që dalin në Instagram dhe Facebook mund të jenë të bezdishme për përdoruesit, po falë një plani të ri të kompanisë “Meta”, kjo gjë do të ndryshojë. Kompania do t’u mundësojë përdoruesve në Evropë një paketë abonimi për të përdorur Facebook dhe Instagram pa reklama, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.
Paketat mujore të abonimit për përdoruesit në BE, do të kushtojnë 9,99 euro për përdoruesit e internetit, ndërsa përdoruesit e I-phone dhe Android do të duhet të paguajnë 12,99 euro në muaj.
Rregulloret e BE-së po pengojnë përpjekjet e “Meta”-s për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave për këtë kompani.
Në fillim të këtij viti kompania “Meta” u gjobit me 390 milionë euro për shkelje të privatësisë. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet. Më parë, kompania “Meta” mbështetej në marrjen e pëlqimit të përdoruesve për të përpunuar të dhënat e tyre e për t’u ofruar atyre reklama të personalizuara.
Me hyrjen në fuqi të rregullave të privatësisë së 27 vendeve të BE-së, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, kompania ndryshoi bazën ligjore mbi të cilën përpunonte të dhënat e përdoruesve duke shtuar një klauzolë tek kushtet e shërbimit për reklamat, çka efektivisht i detyronte përdoruesit të binin dakord që të dhënat e tyre të mund të përdoreshin.

T� tjera
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...


































