Lajme

Inspektori i Prishtinës që u vra para një muaji ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 14 January 2020

Më 19 dhjetor një vrasje tronditi kryeqytetin.

Inspektori i pyllit, Nazmi Rrustemi u gjet i vdekur afër Liqenit të Badovcit, shkruan gazeta inFokus.

Vrasja e tij, fillimisht mendohej të kishte lidhje me profesionin që ky ushtronte, për çka inspektorët edhe bën protestë.

-Advertisement-

Mirëpo, arsyeja e vrasjes së tij mund të jetë krejt diçka tjetër që nuk ka lidhje as me profesionin e tij e as me pyllin.

Sipas televizionit 7, 63-vjeçari ishte dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

I njëjti thuhet se ishte intervistuar tre muaj para se të gjindej i vdekur.

Elmaze Rrustemi, gruaja e tij, ka thënë që i ndjeri ishte thirrur në EULEX, shkruan gazeta inFokus.

“Ka thanë më kanë thirrë në EULEX edhe u shku, kur erdhë i thashë çka u bo tha sen mirë është puna edhe kurgjo. Mbas mrami qytu në EULEX u kanë”, thotë gruaja e tij.

Por, telashe, i njëjti kishte edhe më parë.

“Kerrin ja kanë djegë para 3 vjete në oborr tashti e morrën krejt”, thotë Elmaze Rrustemi.

E sipas familjarëve, viktima edhe gjatë luftës ishte marrë peng nga UÇK, derisa bashkëshortja kërkon nga organet e rendit që sa më parë të zbardhin këtë rast.

E nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë komentuar në lidhje me rastin në fjalë./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera