Lajme

Inspektorët në hall me “Kaubojn” e Mitrovicës që nuk lejon t’ia mbyllin lokalin

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 18 May 2020

Këtë të shtunë, u vërejt që në Mitrovicën e Jugut, një lokal nuk është i mbyllur e po u shërben klientëve, duke rënë në kundërshti me rregulloret e rekomandimet kundër koronavirusit.

Andaj, aty shkuan edhe inspektorët për ta mbyllur atë, shkruan gazeta inFokus.

Rreth orës 23, në lokal u gjetën edhe 14 persona të tjerë, për të cilët edhe u shqiptuan gjoba.

-Advertisement-

Megjithatë, kur i erdhi rendi edhe pronarit të lokalit, situata u tensionua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet që i dyshuari, gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, tani me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë 16.05.2020- 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke mbajtur të hapur lokalin e tij, në të cilin kishte katërmbëdhjetë persona të tjerë të cilëve nga inspektorët komunal u janë shqiptuar gjoba. I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera