Lajme

Inspektorët largojnë mallrat e ekspozuara në trotuaret e qytetit të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 06 Nëntor 2019

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, nën asistimin e Policisë së Kosovës, sot kanë ndërmarrë aksion duke mos lejuar shitësit e ndryshëm që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

Inspektorët komunal bëjnë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

Kjo gjë sipas tyre flet për faktin se shitësit po e kuptojnë seriozitetin e angazhimit të inspektorëve komunalë dhe rëndësinë e lirimit të hapësirave publike për lëvizje të lirë e pa pengesa të qytetarëve.

-Advertisement-

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, thekson se aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy