Lajme

Inspektorët e Prishtinës në aksion, gjoba për ata që s’respektojnë masat ndaj COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 06 July 2020

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se sonte kur nis zbatimi i masave të reja të Qeverisë, Inspektorët e Prishtinës do të jenë në krye të detyrës, madje ai kërcënon edhe me gjoba, për ata që thyejnë këto rregulla.

Ky është postimi i plotë:

Sonte fillon zbatimi i masave të reja të Qeverisë

-Advertisement-

Inspektorët e Prishtinës do të jenë në krye të detyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave. Gjoba nuk është qëllim në vete, por po bëhet mjet i domosdoshëm.

Andaj, ju lutem, respektoni masat!

Kujdesuni për veten dhe për të tjerët rreth jush!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera