Lajme

Inspektorati rrënon objektin që u ndërtua pa leje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 12 September 2022

Drejtoria e Inspektoratit të Prishtinës ka njoftuar se ka rrënuar një objekt në kryeqytet i cili ishte i ndërtuar pa leje.

Sipas njoftimit të Inspektoratit objekti gjendej brenda tregut më shumicë në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot Drejtoria e Inspekcionit në Kryeqytet ka rrënuar një objekt afarist (i papërfunduar tërësisht) i cili ishte ndërtuar në pronë shoqërore dhe pa leje të organit kompetent në brendi të hapësirave të Tregut me shumicë në Kryqytet. Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht, inspektorët e Sektorit të Ndërtimit, me kohë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe kanë paralajmëruar palën për moszhvillim të punimeve, mirëpo pala ka vazhduar me punë pavarësisht vërejtjeve të inspektorëve çfarë ka sjellur edhe reagimin – rrënimin e objektit në fjalë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në lidhje me ndërtimet pa leje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera