Inspektorati Policor brenda vitit arrestoi 107 zyrtarë policor

Autori: Gazeta inFokus
12:38 | 30 December 2022
Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.
IPK gjatë vitit 2022 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1660 ankesa dhe informata që në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie të lehtë të numrit të ankuesve (vitin e kaluar IPK ka trajtuar 2013 ankesa). Prej tyre 1075 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 575 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale, 4 janë identifikuar si incidente të profilit të lartë dhe 5 nga to janë përcjellë në Departamentin e Inspektimeve.
Bazuar në të dhënat nga evidencat zyrtare, gjatë vitit 2022, subjekti hetimit nga IPK kanë qenë gjithsej 274 punonjës policorë të cilët janë hetuar me dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Gjatë vitit 2022, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime:
• 115 arrestime (107 zyrtarë policorë dhe 8 qytetarë të dyshuar);
• 157 rekomandime për suspendim;
• 5 rekomandime për transfere.
• Në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 64 Kallëzime Penale, 28 Raporte të Veçanta dhe 9 Raporte Informuese.
Një ndër funksionet bazë të Inspektoratit Policor të Kosovës është edhe zhvillimi i inspektimeve ndaj Policisë së Kosovës. Këto inspektime realizohen në mënyrë që përmes tyre të bëhet identifikimi dhe parandalimi i çfarëdo devijimi nga aktet ligjore dhe procedurat me të cilat funksionon Policia e Kosovës.
Përgjatë këtij viti IPK ka realizuar 12 inspektime, prej të cilave pesë (5) të rregullta dhe gjashtë (7) të jashtëzakonshme dhe ka dhënë gjithsej 54 rekomandime për të përmirësuar performancën në fushat e inspektuara:
a. Administrimi i parave të imëta në Policinë e Kosovës (I rregullt),
b. Administrimi i patentë shoferëve të konfiskuar (I rregullt),
c. Vlerësimi i ligjshmërisë lidhur me sistemimin e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor i Skenderajt (I jashtëzakonshëm),
d. Pajisjet policore në funksion të aktiviteteve operative dhe administrative (I jashtëzakonshëm),
e. Vlerësimi i menaxhimit të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt (I jashtëzakonshëm),
f. Menaxhimi i procedurave të arrestimit dhe ndalimit (I rregullt),
g. Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor (I rregullt),
h. Vlerësimi i kushteve të punës në njësitë e specializuara në Kampin Belvederë në Mitrovicë (I jashtëzakonshëm),
i. Vlerësimi i veprimeve policore në trajtimin e rastit të dhunës në familje H.M (I jashtëzakonshëm),
j. Vlerësimi i masave të sigurisë në objektet me rëndësi të veçantë (I jashtëzakonshëm),
k. Menaxhimi i prokurimit dhe kontratave (I rregullt),
l. Vlerësimi i trajtimit të rasteve nga njësitë hetimore policore, të iniciuara nga Administrata Tatimore e Kosovës (I jashtëzakonshëm).
Gjatë këtij viti, IPK-ja ka pasur një mori aktivitetesh nën vazhdën e përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me qytetarë dhe partnerë të ndryshëm, me organizata qeveritare e jo qeveritare dhe me media. IPK ka realizuar edhe disa takime me qytetarë që kishin për synim diskutimet e hapura me qytetarët për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj dhe rëndësinë e integritetit policor. Zhvillimi i marrëdhënieve me publikun dhe fuqizimi i bashkëpunimit me organizatat vendore dhe ndërkombëtare është i rëndësisë së veçantë për IPK-në dhe në kuadër të kësaj ka pasur disa aktivitete të realizuara nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Gjatë vitit 2022, në kuadër të angazhimeve për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të IPK-së, me përkrahjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë si ICITAP, OSBE etj. janë organizuar dhe mbajtur 25 trajnime për punonjësit operativ dhe 20 për stafin administrativ.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...