Lajme

Inspektorati nis hetimet për zyrtarin policor që goditi këmbësoren në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 17 October 2020

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për zyrtarin policor, i cili ka goditur sot me veturë një këmbësor në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Lajmin  e kanë konfirmuar nga Inspektorati.

“Sot më 17.10.2020 rrth orës 17:00 IPK ka pranuar informaten nga Policia e Kosovës se në rrugën Dardania në Fushë Kosovë ka ndodhur aksident trafiku rrugor në të cilin aksident ishte i perfshirë një automjet të cilin ishte duke vozitur një zyrtar policor dhe një këmbësore.

Hetuesit e IPKsë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor. Nga hetuesit e IPK-së janë ndërmarrë veprime hetimore si dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, kanë deklaruar nga ky institucion.

Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se i aksidentuari është dërguar me auto ambulancë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Të tjera