Lajme

Inspektorati nis hetimet për rrjedhjen e informacioneve për aksionin e Policisë në Veri

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 25 October 2021

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për rrjedhjen e mundshme të informacioneve për aksionin e datës 13 tetor që u ndërmor nga Policia e Kosovës në disa qytete: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut , Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Se mund të ketë pasur rrjedhje të informacioneve në këtë aksion hodhi dyshime fillimisht drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti në një konferencë për media pak orë pas aksionit.

E lajmin për nisjen e hetimeve e kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, nga IPK.

-Advertisement-

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar me dyshimin për zbulim të paautorizuar të informacionit për operacionin policor të datës 13.10.2021, të zhvilluar nga PK-ja në Mitrovicën e Veriut.”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Reporteri.net.

Por ata nuk kanë dhënë përgjigje se a është intervistuar edhe vet drejtori Ii Policisë, Samedin Mehmeti i cili i hodhi në opinion këto dyshime.

Mehmeti tha se ka pasur rrjedhje të informacionit në lidhje me aksionin që ishte përgatitur, ndërsa shtoi se ky rast po hetohet.

“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tersi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policor”, ka thënë Mehmeti.

Gazeta Online Reporteri.net lidhur me këtë çështje ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës të cilët nuk janë përgjigjur nëse Policia ka nisur hetime.

Kujtojmë se më 13 tetor, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut , Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan, ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Gjatë operacionit në veri, ka pasur sulme me armë e hedhje granate në drejtim të policisë, ku si pasojë 10 policë janë lënduar

Në këtë aksion policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim, katër prej të cilëve janë arrestuar ditë më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera