Lajme

Inspektorati merr vendim për anulim të konkursit për mjek specialist, MSH nuk bindet

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 29 April 2017

Megjithëse Ministria e Shëndetësisë, kishte hapur konkurs për mjek specialistë më datë 21 mars 2017, Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka marrë vendim për anulim të këtij konkursi.

Në vendimin e inspektoratit të punës, të datës 13 prill të cilin e ka siguruar KosovaPress-i, thuhet se ky konkurs duhet të anulohet, pasi që janë konstatuar parregullsi dhe MSH-ja nuk është kompetent për shpallje të konkursit dhe se kompetent për këtë është Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK).

Në vendimin e inspektoratit të Punës thuhet se Ministria e Shëndetësisë duhet të anuloj konkursin e shpallur për vendin e punës mjek specialist, për vendet e lira të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar. Po ashtu, thuhet se MSh është e obliguar që në afat prej tetë ditësh pas pranimit të këtij vendimi, janë të obliguar ta njoftojnë me shkrim Inspektoratin e Punës për eliminimin e parregullsive dhe se mos njoftimi në afat të cekur më lart, konsiderohet se vendimi nuk fjalë nuk është zbatuar dhe se do të ndërmerren veprime juridike për person fizik në bazë të dispozitës së nenit 92, paragrafi 1 të Ligjit të Punës.

-Advertisement-

Në vendimin e Inspektoratit të Punës, që posedon KosovaPress, po ashtu thuhet se Inspektorati ka marrë vendim për anulim të konkursit, pasi që ka konstatuar parregullsi. Sipas vendimit, konkursin e shpallur publik të datës 21.03.2017 për pozitat mjek specialist për njësitë e SHSKUK-së, i Ministrisë së Shëndetësisë, është në kundërshtim me dispozitën e nenit 8 të Ligjit nr 03/L-212 i Punës, lidhur me dispozitën e nenit 3 paragrafi 1 i udhëzimit administrativ ( MPMS) NR 14/2011 dhe NR.05/2014, për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, sepse nuk është kompetent.

“SHSKUK ka autonomi ligjore të personit juridik, me të drejta, detyrime dhe përgjegjësi të veçanta për zbatimin të këtij ligji dhe akteve nën ligjore të nxjerra nga Ministria” dhe “ Të punësuarit në SHSKUK nuk i takojnë shërbimit civil të Kosovës”.

Megjithëse Inspektorati ka kërkuar anulim të konkursit për mjek specialist, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Në faqen zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë, ende figuron ky konkurs.

E Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se MSH i është drejtuar organeve kompetente rreth vërejtjeve të Inspektoratit, me kërkesë që konkursi të mos anulohet, duke konsideruar se të gjitha procedurat, janë në përputhje të plotë me ligjin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera