Fokus

Inspektorati më në fund viziton kompaninë ku vdiq 22 vjeçari nga Suhareka

Autori: Doresa Geci 15:43 | 26 February 2019

Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi pas shumë tentativave ka arritur të martën të inspektoj vendin ku vdiq 22 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën inFokus vetë kryeinspektori Ibrahimi.

Ai nuk folur rreth arsyjeve qe sollën  vdekjen e të riut nga Suhareka, Krenar Jeminit

-Advertisement-

“Nuk mund të flas , pasi që unë si kryeinspektor kom pas dëshirë vetëm më pa vendin e ngjarjes. Ndërsa  për çështjen e raportit janë inspektoret, të cilët  do ta nxjerrin  raportin brenda disa ditëve  atëherë do te konstatohet se  si ka ardhur deri te aksidenti në vendin e punës ka thënë Ibrahimi për gazetën inFokus

Të hënën Ibrahimi kishte insistuar të inspektoj vendin e punës të të ndjerit po një gjë e tillë nuk iu është lejuar nga pronarët e “Lab-Oil”. Pasi që sipas tyre të gjithë ishin në varrimin e të ndjerit.

Ky veprim i kompanisë  është cilësuar si mos bashkëpunim me organin e inspektoratit dhe shkelje e ligjit.

Mirëpo Basri Ibrahimi ka thënë për gazetën inFokus , se inspektorati nuk do të marrë asnjë masë kundër kompanisë “Lab-Oil” për shkak se e kanë dëshmuar mos prezencën e tyre.

“Për momentin nuk do të marrim masa për shkak se ata e kanë dëshmuar  se nuk kanë qenë fizikisht”, ka thënë Ibrahimi.

Krenar Jemini ka humbur jetën të dielën gjatë kohës sa ishte duke punuar në kompaninë “Lab –Oil”, i cili  ishte duke e pastruar rezervuarin e naftës kur humbi jetën.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur edhe zyrtarisht hetimet për vdekjen e 22 vjeçarit e cila po konsiderohet si e dyshimtë./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera