Lajme

Inspektorati mbyll 4 lokale për papastërti

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 17 May 2018

Mungesa e pastërtisë ka detyruar Inspektorati Komunal në Ferizaj të mbyllë katër lokale.

Lokalet gjendeshin në afërsi të shkollës  fillore “Tefik Çanga” ndërsa gjatë inspektimeve, inspektorët sanitar dhe të tregut kanë hasur në mos plotësim të kushtet minimalo-teknike higjieno-sanitar.

Banorët e zonës kanë shprehur dyshime edhe për zhvillimin e dukurive devijonte, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha, ka thënë se katër lokale janë mbyllur nga gjithsej gjashtë sa janë inspektuar.

“Edhe sot, në vazhdën e aktivitetit inspektues kemi ndërmarr një aksion për kontrollin e disa lokaleve përballë shkollës fillore ‘Tefik Çanga’, zonë kjo që edhe më herët është raportuar nga qytetarët për dyshimet se po zhvillohen aktivitete devijante dhe të rrezikshme për shkak afërsisë që ka me shkollën. Ne sot kemi mbyllur 4 nga 6 lokalet që kemi inspektuar, për faktin se nuk kanë plotësuar kushtet higjieno-sanitare dhe kanë mungesa të dokumentacionit”, ka thënë Berisha.

Ai ka premtuar gjithashtu se aksioni për inspektimin e lokalëve do të vazhdojë edhe një zona të tjera të qytetit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera