Lajme

Inspektorati largon veturat e braktisura në hapësirat publike në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 27 September 2024

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka nisur sot një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.

Në një njoftim në Facebook, Inspektorati ka bërë të ditur se kjo po bëhet me synim që të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.

“Inspektorati i Prishtinës, nën udhëheqjen e Drejtorit Florian Dushi, ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës. Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera