Ekonomi

Inspektorati i Tregut në aksion, këto janë veprimtaritë e inspektuara

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 28 June 2022

Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë aksion në inspektimin e pikave të karburanteve dhe furrat e bukës në vend.

Ky inspektorat kanë inspektuar pikat e karburanteve dhe furrave të bukës, për të parë nëse janë duke iu përmbajtur Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtjëse, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë ditës së marte janë inspektuar 19 pika të shitjes së naftës , prej të cilëve tre janë zënë duke mos respektuar këtë udhëzim, e ndaj të cilëve janë marrë masa ndëshkuese dhe janë urdhëruar të të rregullojnë cmimet konform udhëzimit.

-Advertisement-

Kurse në Rajonin e Gjilanit janë gjetur se disa furra buke kanë ngritur çmimet e bukës nga 0,50 cent në 0,60 centw, inspektorët kanë marrë dokumentacionin e tyre për verifikuar nëse çmimet janë ngritur si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndës së parë apo janë çmime të fryera.

Njoftimi i plotë:

“Inspektorati i Tregut (MINT) inspekton pikat e karburanteve dhe furrat e bukës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) me hyrjen në fuqi të U/A Nr.03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtjëse, ka filluar me publikimin e njoftimeve ditore të çmimeve maksimale të lejuara.

Inspektorati i Tregut (MINT) në bashkëpunim me inspektorët e tregut në nivel komunal si dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, sot me datë 28.06.2022 kanë inspektuar pikat e karburanteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë inspektimeve të realizuara nga inspektorët e tregut të MINT në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ka rezultuar që nga 22 pika të karburantit të inspektuara, te 19 Operatorë Ekonomikë është konstatuar që janë duke respektuar çmimet maksimale të lejuar, kurse 3 Operatorë Ekonomikë nuk kanë respektuar përcaktimin e çmimeve, prandaj të njejtët janë urdhëruar që menjëherë të rregullojnë çmimet sipas njoftimit të MINT dhe ndaj tyre janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu në komunën e Gjilanit, inspektorët e tregut në bashkëpunim me inspektorët e metrologjisë dhe inspektorët e tregut në nivel komunal, kanë inspektuar disa Operatorë Ekonomikë/Furra të Bukës, me qëllim të verifikimit të çmimeve të bukës.

Inspektorët e tregut kanë verifikuar çmimet, deklaracionin dhe peshën e bukës. Me këtë rast është konstatuar që ka ngritje të çmimit të bukës prej 0.50 € në 0.60 €. Inspektorët e tregut kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar nëse ngritja është si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të tjera si miell, vaj etj, është ngritje artificiale apo të pajustifikueshme. Pas vlerësimit do të merren masa në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Ftojmë qytetarët që për çdo parregullësi në treg të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit (MINT) në numrin e telefonit 0800 11 000 apo në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/

Inspektimet do të vazhdojnë çdo ditë në nivel vendi dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftimin e MINT-it./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera