Inspektorati Farmaceutik kap rreth 400 kg barna në të zezën, shumica nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 05 March 2019
Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë ka kapur rreth 400 kilogram barna në të zezën në nëntë barnatore private në disa komuna të Kosovës. Shumica e këtyre barnave kanë qenë me banderola të Serbisë, ka konfirmuar drejtori i IF-së Dr. Shaban Osmanaj
Rreth dy javë më parë Inspektorati Farmaceutik nisi një aksion në disa komuna të Kosovës pas disa informacioneve për shitje të barnave në të zezën dhe në barnatore të palicencuara. Drejtori i Inspektoratit, Dr. Shaban Osmanaj, ka bërë të ditur se inspektimet janë kryer në Pejë, Krushë të Madhe, Gjilan, Prishtinë dhe Rrogoqicë.
“Në të gjitha rastet subjektet në fjalë kanë qenë pa licencë. Në Krushë të Madhe është gjetur një ordinancë gjinekologjike e cila licëncën e punës e ka shfrytëzuar edhe për shitjen e barnave në një hapësirë tjetër. Në të gjitha rastet është bërë regjistrimi i produkteve dhe është bërë konfiskimi ku janë qindra lloje të barnave me rreth 400 kilogram”, ka deklaruar Osmanaj.
Ai ka konfirmuar se shumica e barnave kanë qenë me banderola të Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Turqisë e të tjera. Osmanaj ka thënë se për të gjitha rastet janë njoftuar rajonet përkatëse të Policisë. Këta të fundit në Rroqoqicë kanë arrestuar një person dhe aktualisht është nën hetime.
Osmanaj bën të ditur se përveç barnave me banderola të vendeve të huaja, janë konfiskuar edhe barna me banderola të Kosovës të cilat janë gjetur në barnatore të palicencuara. Ai iu ka bërë thirrje depove farmaceutike që të mos iu shesin barna barnatoreve që s’janë të licencuara, në të kundërtën do të përballen me gjoba.
“Janë gjetur barna me banderola të Kosovës në barnatore të pa licencuara dhe kjo është e kundërligjshme edhe për furnizuesit të cilët nuk kanë të drejt t’iu shesin barna subjekteve të palicencuara. Prandaj ju bëj thirrje të gjithë qarkulluesve me shumicë që nuk kanë të drejtë të furnizojnë asnjë qarkullues me pakicë nëse ata nuk kanë licencë pune. Ndryshe do të merren masa ndaj këtyre depove”, ka deklaruar Osmanaj.
Kryeinspektori tha se këtyre subjekteve iu është ndaluar puna, ndërsa për të gjitha rastet është njoftuar edhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale.
Të tjera
-
Tërmet i fortë në Itali, alarm edhe në Slloveni e Kroaci
EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u g...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në shkurt arritën në mbi 174 milionë euro
Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...
-
Abdixhiku për tenderët njëburimor: Prokuroria Speciale duhet ta bëjë punën e vet, mosveprimi është aprovim i kësaj praktike
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender s...
-
AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka dalë me një sqarim mbi sit...
-
“Turp”, Haki Abazi ankohet se që tri vjet s’ka mikrofon në Kuvend
Deputeti Haki Abazi është ankuar për mungesën e mikrofonave sot në Kuvendin e...
-
“Kryerrenc”, “derri dhe qingji”- deputeti i PDK’së i ashpër me Kurtin dhe deputetët e VV’së
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati, në seancën e jashtë...
-
“Dimal Basha, ulu!”, Konjufca i reagon deputetit të Vetëvendosjes që e pengoi deputeten e LDK-së në foltore
Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa...
-
Humb jetën tragjikisht në vend të punës kosovari në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur j...
-
E quan ish anëtare të partisë, Manxhuka i reagon Von Cramon për akuzat se po kufizojnë lirinë e shprehjes
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Raportueses ...
-
“Vajzat e gratë në hapësirat e UP-së nuk janë të sigurta”, vendosen jastëk para Rektoratit të UP’së
Organizata “QIKA” ka vendosur disa jastëk para Rektoratit të Universitetit të...
-
Seanca për tenderët “sekretë”, Rrustemi i VV-së: Qeveria Kurti s’ka ministra të korruptuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se në kontratat një...