“Inspektorati e nisi hetimet menjëherë për policin që e publikoi videon e të burgosurit”

Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 25 June 2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për rastin e zyrtarit policor i cili e ka publikuar një video të një arrestuar në media.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se çdo i burgosuri ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet tona e me ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë.
“Situata e sigurisë në veriun e vendit tonë vijon të mbetet e brishtë mirëpo përkundër të gjitha rrethanave dhe sfidave me të cilat ballafaqohemi, Policia e Kosovës dhe të gjithë akterët e sigurisë po vazhdojnë të angazhohen maksimalisht dhe suksesshëm për ofrimin e sigurisë për vendin dhe të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Republika e Kosovës vlerësohet nga të gjithë si shteti më demokratik në Ballkan, duke ruajtur dhe promovuar vlerat dhe parimet bazë të të drejtave të njeriut”.
“Çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet tona e me ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë. Ky për ne është një parim themelor i cili vlen ndaj të gjithëve dhe pa dallim etnie. Mbrëmë përmes mediave kam parë videon denigruese ndaj një të arrestuari teksa ndodhej në ndalim në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Jugut. Zyrtari Policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është suspenduar nga detyra dhe po vijojnë procedurat hetimore nga IPK”.
“Kam përgëzuar dhe vazhdoj të përgëzoj secilin aksion të organeve tona që bëhet me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë e të sigurtë, për mirëqenie, barazi e drejtësi për të gjithë dhe pa dallim. Mirëpo, inçizimi i të arrestuarit apo të burgosurit është absolutisht i papranueshëm dhe është i dënueshëm me të gjithë mekanizmat ligjor në dispozicion. Prandaj, pa asnjë hezitim dje kam ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast”, ka shkruar Sveçla.

Të tjera
-
Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjyki...
-
Një i lënduar nga rra*hja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mi...
-
Përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veri
Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë e serbë, ka ndodhur sot në ...
-
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët prote...
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...
-
Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj vep...
-
Arbreshë Krasniqi: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas ...
-
Krasniqi: Sot me vetëdije u shkel Kushtetuta, pa u trembur qerpiku
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive tha se...