Lajme

Inspektohen punimet e ndërtimit të fabrikës për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 15 December 2019

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet që janë kryer në fabrikën për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë, e cila është e para e llojit të tillë në Kosovë.

Bahtiri ka thënë se me një investim 3.5 milion euro fabrika e riciklimit tashmë është e kompletuar, shkruan gazeta inFokus.

“Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për riciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë.

-Advertisement-

Me një investim prej 3.5 milionë euro, kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t’ia fillon punës, ku edhe do të hapen dhjetra vende të reja pune.

Mbeturinat si hekuri, letra, druri, plastika e qelqi, do të ndahen dhe grumbullohen këtu për t’u shitur, me çka do ta zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që hudhen ne deponi për më shumë se përgjysmë”, ka shkruar Bahtiri në facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera