Lajme

Inspeksioni i Prishtinës kontrollon bizneset a po i respektojnë urdhëresat e institucioneve për koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 01 April 2020

Në Komunën e Prishtinës po vazhdon inspektimi nëpër biznese për të parë zbatimin e urdhëresave dhe vendimeve të institucioneve si masa për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka shkruar se inspektorët po punojnë me orar të zgjatur dhe me rotacion, për të mbuluar tërë territorin e kryeqytetit.

-Advertisement-

“Inspektime të vazhdueshme në terren, në biznese, për të parë nga afër zbatimin e urdhëresave dhe vendimeve të institucioneve si masa për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Me orar të zgjatur e me rotacion, ekipet e Inspekcionit po e mbulojnë gjithë territorin e Kryeqytetit. Janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në çdo kohë, në çdo situatë, brenda kompetencave që kanë”, ka shkruar Tahiri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera