Lajme

Inspekcionit në Prishtinë, “godet” taksistët

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 22 October 2019

Taksitë ilegalë të cilët operojnë në Prishtinë tanimë do të gjobiten

Drejtor i Inspekcionit Adonis Tahiri, , ka bërë të ditur se këta taksi janë gjobitur të martën me 100 euro

Duke postuar gjobën në rrjetin social facebok së bashku me një mbishkrim Tahiri  ka treguar se ka gjobitur taksistët për t’i liruar linjat e transportit publik, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Për të liruar linjat e transportit publik, gjobat ndaj taksistëve ilegalë po janë të pashmangshme”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Tahiri ka realizuar edhe një operacion në qerdhet private për kontroll sanitare , shkruan gazeta inFokus.

“Ekipet e Inspekcionit po inspektojnë secilën çerdhe private brenda zonës së tyre, për të parë nga afër nëse po iu përmbahen kushteve sanitare.

Kësisoj kujdesemi që më të vegjlit tanë të jenë sa më të sigurt në mjedisin ku kalojnë ditën, ku flenë e ku ushqehen”, ka thënë Tahiri./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera