Lajme

Inspekcioni i Prishtinës kontrolle të shtuara për taksitë ilegalë

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 20 Korrik 2017

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Drejtoria e Inspekcionit ka shtuar kontrollet dhe po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në Komunën e Prishtinës.

“Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët e rregullt që paguajnë taksat, dëmtohet buxheti i Komunës, si dhe mashtrohen qytetarët. Ne si Komunë, detyrohemi të ndërmarrimtë gjitha masat e nevojshme, për ta ruajtur interesin qytetar”, thuhet në komunikatë, transmeton Klan Kosova.

Drejtoria e Inspekcionit përveç veprimeve konkrete në ndaljen e kësaj veprimtarie, ka filluar të bëjë edhe konfiskimin e shenjave të taksive që po keqpërdoren nga taksistët ilegalë.

-Advertisement-

Poashtu në komunikatë thuhet se qytetarët duhet që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të tilla, ashtu që udhëtimi brenda Prishtinës të jetë sa më i sigurt.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy