Lajme

Inspekcioni gjobit shtëpizat në sheshet e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 10 December 2019

Është gjobitur nga Inspekcioni i komunës një shfrytëzues i shtëpizave në sheshet e Prishtinës.

Kjo pasi që ka thyer  marrëveshjen që kanë nënshkruar me komunën, shkruan gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, duke treguar se gjoba është shqiptur në vlerë prej 200 euro, për vendosje të paautorizuar të tavolinave në hapësirë publike –shesh.

-Advertisement-

“Shfrytëzuesit e shtëpizave nëpër sheshe janë të obliguar ta zbatojnë marrëveshjen që e kanë nënshkruar me Komunën.
Nuk mund të vendosin më shumë tavolina sesa ju takon, dhe duhet t’i mirëmbajnë ato!”, ka shkruar Rahiri./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera