Lajme

Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 03 June 2023

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit të tij.

Ai në një prononcim për Klankosova.tv tha se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij se është kundër zgjedhjeve të reja.

“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, tha Zeqiri.

-Advertisement-

Kujtojmë se kërkesa për zgjedhje të reja në veri erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ndërsa i gatshëm për to u shpreh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera