Lajme

Insajderit i sulmohet edhe faqja në Facebook: Olluri akuzon dy persona, thotë se po mbështeten nga Abazi dhe Sveçla

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 28 May 2020

Pasi iu sulmua ueb-sajti, gazetës online Insajderi i është sulmuar edhe faqja zyrtare në Facebook.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i saj, Parim Olluri, të enjten.

Ai ka thënë se personat që e kanë sulmuar ueb-sajtin e Insajderit javë më parë sot kanë sulmuar edhe faqen në Facebook të gazetës.

-Advertisement-

Olluri ka akuzuar dy persona për sulmet, teksa ka thënë se ata janë të mbështetur nga zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

”Kriminelet Florim e Ardian Alaj kanë sulmuar sërish Insajderin. Tash faqën në Facebook. Te dytë janë të mbështetur nga Haki Abazi e Xhelal Sveçla. Zëvendës kryeministri Abazi dhe ministri Sveçla janë duke e terrorizuar Policinë e Prokurorinë, duke iu bërë presion qe t’i mos i arrestojnë kriminelet që po e sulmojnë Insajderin”, ka shkruar Olluri në llogarinë e tij private, në Facebook.

Tutje, ai ka bërë të ditur se këta dy persona kanë edhe aktakuza tjetër, ku dyshohet se kanë sulmuar faqen e portalit Infokus, si dhe dyshohet se kanë dëmtuar Indeksonline dhe RTK’në.

Më poshtë reagimi i plotë nga Parim Olluri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera