“Injorancë e pashembullt”, Rama: Askush s’e ka mendjen të shkruajë saktë, por të bëjë “send”

Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 10 October 2022
Në konferencën për 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave që po mbahet në Kuvend kryeministri Edi Rama u ndal tek historia dhe gjuha shqipe, duke nënvizuar dhe disa probleme me të cilat ajo ndeshet sot. Sa i takon gjuhës, kreu i qeverisë theksoi se ajo po shpërdorohet në mënyrën totale. “Askush nuk e ka mendjen të shkruajë saktë- tha Rama- por të gjithë e kanë mendjen të bëjnë “sent” sa më shpejt.
“Është e kërcënuar historia e shqiptarëve nga një injorancë e pashembullt që për shumë vite e ka kthyer mënjasinë e Akademisë së Shkencave në një territor anësish politike dhe në një arenë ekstermizmash që gjejnë rrugë për shkak se bota e komunikimit është një botë që nuk ka respekt për asnjë hierarki.
Ne jemi në kushtet kur është e pasigurt nëse mund ta shkruajmë apo jo një histori të shqiptarëve, duke e pasuruar, por jo duke u ndarë për a konstestuar.
Ashtu sikurse gjuha shqipe është e kërcënuar si asnjëherë më parë. Ata që thuhen në gjuhën shqipe në rendin e pavërtetë pseuagademik janë vetëm maja e një ajsbergu që po e gërryen gjuhën nga poshtë përmes shpërdorimit total të saj në një botë komunikimi ku askush nuk e ka mendja sa saktë i shkruan fjalët por e ka mendjen të bëjë “send” sa më shpejt”, tha kreu i qeverisë.
Kryeministri vlerësoi akademinë duke thënë se gjatë kohës së komunizmit ishte një institucion që qëndronte i mënjanuar nga ndikimi politik.
“Falë reformës së vitit 2019 e cila u realizua nën një ndërveprim të udhëhequr nga Akademia e Shkencave dhe përsëri edhe kjo u realizua në lidershipin e Skënder Gjinushit, imagjinojeni sa domethënëse është kjo. Përsëri duhet dikush i asaj kohe akademike që të garantoj këtë kohë kaotike me shpresën që do të kemi dhe ne kohën tonë akademike. Sot akademia nga një vend i pashpresë përshpirtjesh, ku mbledhjet më të rëndësishme ishin ato që i jepnin lamtumirën ndonjërit që ikte në botën tjetër është kthyer në një hapësirë që po mbillen fidanët e të nesërmes”, tha Rama.
Gjithashtu ai shtoi: “Akademia edhe në atë kohë aq të zymtë në aspektin e lirisë qëndronte mënjanë nga ndikimi politiko shoqëror i vendit. Një ndër episode që do të doja të rikujtoja është fjalimi i lamtumirës së Aleks Budës në varrimin e Selman Rizës.
Thuhet se ky akt i Aleks Budës si dhe prania në varrimin e gjuhëtarit bëri bujë qoftë në institute qoftë në mjedisin politik. Por qëndrimi i profesor Budës ishte një sfidë ndaj regjimit por një shprehje e mënjanësisë së akademisë në nderim të dijes dhe rrugës së shkencës. Një nderim për një punë kolosale siç ishte puna e Selman Rizës kushtuar kombit. Para 90-ta ishte koha kur liria ishte e kufizuar dhe mundësitë e njerëzve të shkencës ishin tepër të ngushta. Por krahasimi para dhe pas 90-ës e bën pas 90-ën të ndihet jo mirë përpara atyre veprave dhe figurave. Në këndvështrimin tim tu them të drejtën kur vizitoja Akademinë e Shkencave pas 90-ës dhe dëgjoja ato kërcëllitjet e parketit të vjetër më duket sikur ishte Eqerem Çabej që përdridhej në varr. Një tregues për gjendjen e atij institucioni.”

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...