Lajme

Iniciohet ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 20 February 2018

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka formuar komisionin për nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kryetar i këtij grupi punues u zgjodh anëtari i këtij komisioni, Veton Berisha, ndërsa anëtar tjerë Mufera Shinik, Danush Ademi, Sasha Milosavleviq dhe Xhelal Sveçla.

Kryetari i Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Igor Simiq, tha se komisioni ka mundësi për ndryshimin e këtij ligji.

-Advertisement-

“Grupi punues që do të merret me plotësim ndryshimin e ligjit për Festat Zyrtare. Konstatoj se është formuar grupi për mbikëqyrjen e këtij projektligji”, tha ai.

Ndërkaq anëtari Veton Berisha kërkoi që edhe dita e egjiptianëve të shpallet festë zyrtare në Republikën e Kosovës, para datës 24 qershor, në mënyrë që prej këtij viti të fillojë respektimi i saj.

“Qe 3-4 vite ne e shënojmë këtë ditë. Duke u bazuar në Kushtetutë komuniteti egjiptian kërkon që sa më parë kjo ditë te futet në kalendarin e festave zyrtare, që kjo ditë të shpallet si festë zyrtare para 24 qershorit”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje është caktuar grupi punues për mbikëqyrjen e Ligjit për financimin e qeverisjes lokale, i udhëhequr nga anëtarja Duda Balje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera