Lajme

Iniciativë për të mbledhur para për familjen e policit që u vra në Zhur

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 29 January 2020

Qeveria e Kosovës i ndau 15 mijë euro.

Por, veç kësaj, për familjen e Sami Thaçit, pjesëtarit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, i cili u vra gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit, një kompani ka filluar edhe një iniciativë, shkruan gazeta inFokus.

“FT Connection”, ka filluar grumbullimin e të hollave për ti ndihmuar familjes së Thaçit.

-Advertisement-

“Jemi te tronditur nga lajmi i mbrëmshëm të Policit Sami Thaqit dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarve miqve dhe të afërmve për humbjen e një Trimi qe punoi për sigurin tonë për ardhmerin e femijëve tonë dhe për të gjithë qytetareve te Republikes së Kosovës”.

“Compania FT CONNECTION Mer iniciativen të ndihmojmë familjen e Policit të rënë ne detyrë, ju lutem ti bashkangjiteni ndihmës tonë. Na kontaktoni ne numrin e telefonit për informatat me te hollsishme me rrespekt”.

Madje, këtë njoftim e ka shpërndarë edhe ministri në detyrë i punëve të brendshme, Ekrem Mustafa./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera