Infokusi siguron fakte: Si u zgjodh Arben Krasniqi kundërligjshëm dhe me më së paku pikë sekretar i përgjithshëm i qeverisë
Autori: Hateme Smajli 17:26 | 27 November 2024
Sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, u mor vendimi që në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit të vendoset, Arben Krasniqi.
Gazeta Infokus ka siguruar fakte se si ky emërim është shkelje e rëndë e ligjit përderisa vlerësimi i kandidatëve është bërë 2 vite më parë konkretisht me datën 15.07.2022.
Pozita e Sekretarit të qeverisë është pozita më e lartë shteërore që zgjidhet me konkurs publik dhe pozitë jo politike.
E përveç kësaj, emri i Krasniqit është i fundit në listë me 75.96 pikë. Pavarësisht kësaj ai u zgjedh sekretar i qeverisë duke lënë mbrapa Lulzim Beqiri me 84.06 pikë dhe Florim Canollin me 75.96 pikë.
Si e shkeli Kurti ligjin për të emëruar Krasniqin sekretar të përgjithshëm?
Arben Krasniqi për dy vite ka qenë ushtrues detyre në pozitën që sot e mori edhe zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit.
Hulumtimi i Gazetës Infokus sjell në pah se ky emërim është bërë kundërligjshëm, duke thyer ligjin për Zyrtarët Publikë të Republikës së Kosovës.
Sipas nenit 49 pikës 1 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, kandidati fitues duhet të vijë në krye të detyrës në një periudhë prej 30 ditësh pasi është bërë vlerësimi nga komisioni. Mirëpo kjo nuk ndodhi edhe në rastin e Arben Krasniqit, shkruan Gazeta Infokus.
Ligji për Zyrtarët Publikë e thotë qartë në pjesën ku është përcaktuar mekanizmi zhbllokues që nëse nuk ka përzgjedhje nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë brenda afatit të caktuar, atëherë në këtë rast automatikisht konsiderohet i emëruar në detyrë kandidati me pikët më të larta.
E në këtë rast pikët më të larta i kishte Lulzim Beqiri i cili edhe prin listën me më së shumti pikë.
Edhe me ligjin e vitit 2019, për zyrtarët publikë, sërish ky emërim është në kundërshtim me ligjin.
Madje me ligjin e vjetër kandidati duhej të emërohej në këtë pozitë vetëm 10 ditë pas vlerësimit nga komisioni vlerësues.
Në lidhje me këtë emërim sot kanë reaguar edhe organizata të Shoqërisë Civile të cilët me urgjencë kanë kërkuar anulimin e këtij emërimi.
Inicativa CorrWatch ka konstatuar po ashtu se emërimi i Arben Krasniqit si sekretar në Zyrën e Kryeministrit, është në kundërshtim me ligjin.
Sipas tyre emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës përbën shkelje ligjore dhe vendimi për emërim duhet të anulohet sepse i njëjti nuk ka ndjekur kushtet dhe procedurën ligjore.
Ata kanë konsideruar se fakti i stërzgjatjes së procesit të emërimit ka dëmtuar efikasitetin e procedurës së rekrutimit.
CorrWatch vlerëson se emërimi i Sekretarit të Zyrës së Kryeministrit është në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë, vendimi duhet të anulohet pasi përbën shkelje të qartë të dispozitave ligjore.
“CorrWatch i bën thirrje Qeverisë që të reflektojnë mbi këtë proces dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për anulimin e këtij vendimi. Ky vendim përveç se bie ndesh me dispozitat ligjore, dëmton integritetin e institucioneve publike në këtë rast Zyrën e Kryeministrit si dhe në përgjithsi proceset e rekrutimit të pozitave të larta is dhe mund të shërbej si precedent i keq edhe në institucionet tjera”, thuhet në reagimin e tyre./Gazeta Infokus
Të tjera
-
E dhimbshme: Humb jetën këmbësorja që u godit nga një veturë në Drenoc të Klinës
Këmbësorja që u godit nga një veturë në fshatin Drenoc të Klinës, ka humbur j...
-
Trump rriti tarifat, Meksika paralajmëron shkurtim të 400,000 vendeve të punës në SHBA
Tarifat e reja të propozuara nga presidenti i zgjedhur Donald Trump për shtet...
-
Limaj në Akademinë Përkujtimore në Malishevë: Veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në ...
-
Molliqaj: Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman,...
-
Kastrati: Fabrika e municionit projekt i nevojshëm – Të mos mbetet premtim parazgjedhor
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, e ka vlerësua...
-
Abdixhiku në Suharekë: Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh, ndryshimi i madh po vjen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se qytetarët ...
-
Bedri Hamza takon edhe presidentin Bajram Begaj për 28 Nëntor: Së bashku, me besim e shpresë ecim përpara
Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kandidati për kryeministër i...
-
Momente madhështore nga dita e ushtrisë së Kosovës, emocione, lot e fjalë zemre që nuk duhet t’i humbisni
Sot, në Kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë, emocionet ishin të papërshkrues...
-
PSD i ndan mirënjohje kryetarit të Gjilanit: Kunati i vitit
Partia Socialdemokrate ka realizuar një aksion simbolik, gjatë të cilit i ka ...
-
Dy nga tre të arrestuarit për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi
Dy nga tre shtetasit malazezë që janë në paraburgim me nga një muaj në Kosovë...
-
Kurti: Duke e forcuar Forcën tonë, e forcojmë dhe e bëjmë më të qëndrueshme Republikën
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e Forcës së Sigurisë së ...
-
Bajrami ironizon me premtimin e Kurtit për fabrikën e municionit, ia kujton atë të keqapit që s’e bëri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë ...