Inflamacioni kronik prek çdo moshë/ Si ta luftoni për shëndet të mirë
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 14 October 2021
Sipas ekspertëve 3 nga 5 njerëz në botë vdesin nga sëmundje që lidhen me inflamacionin kronik. Inflamacioni kronik është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe uljes së jetëgjatësisë pasi ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës, tek diabeti, artriti apo gjendje të tjera shëndetësore.
Problemet e vazhdueshme shëndetësore mund ta ndikojnë përditshmërinë tuaj pa kuptuar, ndaj duhet të merrni masat e nevojshme mbrojtëse. Fatmirësisht ka shumë mënyra se si ju mund ta ndihmoni organizmin tuaj të jetë më i shëndetshëm çdo ditë.
Çfarë sugjerojnë ekspertët?
Sipas një raporti të publikuar nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard ka disa hapa kryesorë që duhet të ndiqni për të mbajtur larg sëmundjet kronike.
Hapi 1: Ushqimet që mundin inflamacionin
Ekspertët e Harvardit sugjerojnë konsumimin e dietave anti inflamatore me bazë ushqimet sa më natyrale e të shëndetshme. Këtu futen domatet, vaji i ullirit, perimet jeshile, arrorët, peshku dhe frutat e pasura me antioksidantë dhe vitaminë C siç janë luleshtrydhet, portokallët apo boronicat.
Hapi 2: Aktiviteti fizik
Një pjesë të madhe të kujdesit tuaj për veten dhe të përditshmërisë duhet ta zërë aktiviteti fizik. Është shumë e nevojshme që trupi të jetë në lëvizje në mënyrë që të digjni kalori dhe të mbani nivelet e inflamacioni të ulura. Ekspertët këshillojnë të merreni me ushtrime aerobike si vrapi, aerobia, kërcimi apo të tjera që e mbajnë të gjithë trupin në lëvizje.
Hapi 3: Menaxhoni peshën
Gjithnjë mbani nën kontroll kaloritë që merrni cdo ditë dhe mënyrën se si i merrni ato. Mbipesha nuk është kurrë e shëndetshme dhe prodhon klikimate pro inflamatore për organizmin.
Hapi 4: Flini gjumë
Gjumi i parregullt jo vetëm që ju vjedh përqëndrimin, por e bën trupin tuaj më të brishtë ndaj inflamacionit kronik.
Hapi 5: Lini duhanin
Duhani është një nga zakonet më të këqija që ndikojnë direkt në ngritjen e niveleve të inflamacionit që në javët e para të konsumimit. Prandaj ekspertët këshillojnë ta lini sa më parë.
Hapi 6: Largoni alkoolin
Kur vjen pun atek sëmundjet inflamatore alkooli mund të jetë miku ose armiku juaj. Nëse konsumoni një gotë verë disa herë në javë kjo mund të ndihmojë organizmin në shumë forma, por tepria me alkoolin nuk është e këshillueshme.
Hapi 7: Mundni stresin
Stresi kronik është zanafilla e të gjithë inflamacionit që ndodh në trup. Stresi i tepërt mund të çojë në probleme si artriti reumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, depresioni dhe sëmundje të tjera inflamatore.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...