Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 05 December 2022
Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për herë të parë në më shumë se një vit, sipas shifrave zyrtare të publikuara të hënën, megjithëse ai mbetet në shkallën më e lartë në 24 vjetët e fundit.
Në muajin nëntor inflacioni ka shënuar rënie për 0.63 për qind krahasuar me një muaj më parë.
Norma mujore e inflacionit në nëntor ishte 2.88 për qind, krahasuar me tetorin e cila ishte në muajin 3.51 për qind.
Sipas Instituti turk të Statistikave çmimet vjetore të konsumit nga 85.51 për qind në tetor, u ulën në 84.39 për qind në nëntor.
Kjo është hera e parë që inflacioni vjetor në Turqi është ulur që nga maji i vitit 2021.
Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rënia e vlerës së lirës kanë nxitur inflacionin në këtë shtet.
Ekonomistët besojnë se në rritjen e inflacionit në Turqi kanë ndikuar edhe politikat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili beson se ulja e normës së interesit ndikon në ulje të çmimeve, ndonëse teoritë ekonomike flasin për qasje të kundërt.
Bankat qendrore në shumë vende të botës, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë rritur së fundi normat e interesit me qëllim të luftimit të inflacionit.
Rritjet më të mëdha të çmimeve vjetore janë shënuar në sektorin e transportit, me 107 për qind, pasuar nga çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 102.55 për qind, sipas të dhënave zyrtare.
Ekspertët besojnë se inflacioni është më i lartë sesa që paraqitet në statistikat zyrtare.
Grupi i pavarur për Kërkime rreth Inflacionit ka thënë të hënën se norma e vërtetë e inflacionit në Turqi për nëntorin është 170.7 për qind./rel
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...