Fun & Video

Infermierja që po trajton pacientët me Covid-19 e veshur vetëm në të brendshme

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 20 May 2020

Menaxhmenti i një spitali në Tulë të Rusisë ka ndëshkuar një infermiere me masë disiplinore, pasi para pacientëve të sëmurë me koronavirus shfaqej vetëm në të brendshme, krahas rrobave mbrojtëse.

Fotografitë e kësaj infermiere 20-vjeçare të veshur me rroba mbrojtëse transparente, dorëza dhe syze, kanë bërë xhiron e botës pas publikimit të Tulski Novosti, transmeton lajmi.net.

Fotografia është shkrepur në spitalin rajonal të sëmundjeve ngjitëse në Tuli, qytetin më të madh të rajonit Tula të Rusisë, që gjendet 193 kilometra larg, në jug të Moskës.

-Advertisement-

Paraqitja e saj nuk iu kishte penguar pacientëve, por rrobat mbrojtëse që i kishte veshur ishin transparente dhe e bënin që t’i dukeshin të brendshme, pamje kjo që ka bërë të reagojnë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë ruse.

Ajo menjëherë u ftua për intervistim nga komisioni disiplinor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera