Lajme

Infermieri që u therr në QKUK pritet t’i nënshtrohet operacionit

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 26 September 2020

Sot gjatë ditës është sulmuar me thikë një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë” deklaroi Krasniqi për klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa infermieri i cili u therr në pjesën abdominale me thikë pritet t’i nënshtrohet operacionit në Qendren Klinike Universitare.

I dyshuari mbetet në kërkim nga Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera