Infermierëve u premtohet se Ligji i Pagave miratohet në fillim të vitit 2022
Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 02 December 2021
Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka marrë premtimin nga ana e Komisionit për Shëndetësi se Ligji i Pagave do të shkojë në Kuvend në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu, ata janë siguruar se do të ketë ndryshim të koeficientit për infermierët, sipas kërkesës së tyre.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Infermierëve, Përparim Berisha, pas takimit që pati sot me kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku dhe deputetin, Mirsad Shkreta.
Berisha tha se ata kanë marrë garanci se gjatë vitit 2022 do të fillojë implementimi i Ligjit të pagave.
“Diskutuam për mundësinë e prurjes së Ligjit të Pagave në Kuvend, ata na garantuan që Ligji i Pagave do të fillojë të vijë në Kuvend në fillim të vitit të ardhshëm dhe gjithashtu do të fillojë edhe implementimi i tij gjatë vitit të ardhshëm. Po ashtu, na garantuan që koeficientët diskriminues të cilët i rrëzoi Gjykata Kushtetuese nuk do të jenë ata, po do të jenë sigurisht më të lartë ashtu siç kemi kërkuar ne”, tha ai.
Nënkryetari i Shoqatës së Infermierëve, Enlirat Duraku, tha se nëse nuk do të mbahet premtimi për ndryshim të koeficientit për infermierët atëherë do të ndërmarrin veprime sindikale.
“Ne si sindikatë nuk e kemi mbështetur asnjëherë protestën, as grevën e organizatave të tjera, të cilat për qëllim e kanë pasur vetëm presionin për ta buxhetuar ligjin aktual, e qysh e potencova është në koeficientët e kaluar, të cilët për ne janë të papranueshëm.”
“Andaj, për momentin ne nuk kemi asnjë masë apo veprim sindikal, në qoftë se ndodhë e kundërta apo pranohet, nënshtrohen institucionet ndaj presionit të organizatave të tjera që të kalojë ky ligj me këtë koeficient ofendues për neve atëherë që në Këshillin Drejtues dhe në Kryesi do të dakordohemi për masat dhe veprimet sindikale, që ju sigurojmë që nuk do t’i kursejmë”, tha ai, raporton KP.
Ditëve të fundit sindikata të ndryshme kanë protestuar e kanë paralajmëruar edhe greva nëse nuk do të miratohet Ligji i Pagave.
Të tjera
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...