Infermierët thonë se 18 euro janë pak, ia kujtojnë Hotit dhe Zemajt 2 milionëshin e vjedhur
Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 25 October 2020
Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë, përmes një postimi të bërë në FB i kanë adresuar një letër Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt dhe Kryeministrit, Avdullah Hoti.
Ata kanë thënë se 18 euro janë pak, për punën që e kanë bërë gjatë kësaj pandemie.
Kryetari i kësaj Sindate, Fitim Havolli, në këtë letër, ndër të tjerash shkruan se besojnë se është koha që asnjë infermier mos t’i përgjigjet ftesës për punë me COVID, derisa të rritet pagesa e ndërrimit të natës.
Kjo është letra e plotë:
Kemi kërku rritje të pagesës së ndërrimeve të natës duke filluar nga QKUK, SHSKUK, Minsitria e Shëndetësisë, Kryeministria deri në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Të gjitha ato kërkesa kanë mbetur në sirtare apo janë hudhur, ndërsa ajo që ka mbetur është vetëm frustrimi dhe paknaqësia e infermierëve me trajtimin që institucionet po e bëjnë në vazhdimësi.
Pandemisë me COVID-19 duket se fundi nuk do i vie tani së afërmi. Fundi i ka ardhur vetëm durimit të infermierëve të cilët dërgohen për punë me pacient me COVID-19, infektohen deris disa prej ne edhe humbën jetën duke u shërbyer pacientëve të infektuar në mënyrë që Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, SHKUK dhe QKUK të dalin dhe të lavdërohen se çfarë pune të mirë dhe sa mirë po e menaxhojnë pandeminë.
Nga shembuj real ju themi që për punë me pacient me COVID-19 , çdo ndërrim nate, punë gjatë vikendit, festë apo çfarëdo tjetër është paguar vetëm 18€ dhe kjo mund të dëshmohet lehtësisht nëse vetëm shikohen listat e pagave.
Sidoqoftë, jemi të vetëdijshëm që situata nuk është normale sidomos nga 14 Mars 2020 dhe se duhet punuar ashtu si të mundemi në mënyrë që qytetarët të marrin kujdesin e merituar, mirëpo normale nuk është as edhe ndarja e pakuptimt e fondeve në kohë pandemie ndërsa kërkesat dhe kujdesi për infermierët në krahë të të cilëve krenoheni për menaxhim të pandemisë, të jenë të parealizueshme, pa llogaritur edhe hemorragjitë financiare që po i ndodhin buxhetit të shtetit tani ditët e fundit.
Besojmë se është koha që asnjë infermier mos ti përgjigjet ftesës pë punë me COVID-19 deri sa të rritet pagesa e ndërrimeve të natës.
Nga 18€ në 36€ rritje është implikim buxhetor shumë i vogël për shtetin, ka mundësi më e vogël se transferi 8 minutësh nga Ministria e Infrastrukturës prej 2 milion eurove.
Apel institucioneve të lartëcekura,
Ju keni nevojë për, ne kemi nevojë për vëmendjen tuaj, ndërsa qyetatari ka nevojë për të gjithë ne, andaj kërkesat tona trajtoni me seriozitet në mënyrë që të gjithë të dalim faqebardhë nga kjo gjendje.
Me respekt
Fitim Havolli
Kryetar, Sindikata e Infermierëve të Kosovës
Të tjera
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...
-
RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares
Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin ...
-
Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa
Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mes...
-
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit dip...
-
Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin...
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...