Lajme

Infermierët sërish protestojnë nesër

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 30 January 2019

Pas protestës së mbajtur të premten e kaluar, infermierët e Kosovës sërish të enjten do të organizojnë protestë para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK.

Protesta e tyre vjen pas publikimit të koeficientëve për infermierë në projektligjin e miratuar nga Komisioni për Administratë.

Në këtë version të projektligjit infermierët janë vendosur në dy kategori, në nivelin terciar me koeficient 2.25 dhe nivelin parësor me 2.2, shkruan gazeta Express.

-Advertisement-

Kërkesat e infermierëve në protestën e parë kanë qenë që ata të kenë koeficientin më të ulët 2.4 dhe pastaj të kategorizohen në bazë të shkollimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera