Lajme

Infermierët pajtohen me vendimin e Kurtit për shtesat: Qeveria Hoti na diskriminoi

Autori: H. Smajli 16:09 | 26 April 2021

Qeveria e Kosovës, në pakon për rimëkëmbje ekonomike ndau më shumë se 5 milionë euro edhe për punëtorët shëndetësorë, të cilët këto do ti marrin si shtesa në paga për shkak te rrezikut në përballje me pandeminë.

E kjo shtesë tanimë do të jetë 150 euro për mjekët dhe 150 euro edhe për infermierët, ndërsa 100 për stafin mbështetës, ndryshe nga qeveria Hoti ku shtesat për mjekët ishin 250 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për Gazetën inFokus, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli ka thënë se nuk kanë ende ndonjë vendim zyrtar nga qeveria mirëpo që e mirëpresin këtë ulje të shtesës së mjekëve për shkak se vendimi i kaluar i qeverisë Hoti, diskriminoi infermierët.

-Advertisement-

“Ende nuk ka vendim zyrtar për ulje, përderisa nuk ka vendim zyrtar dhe ende ne nuk jemi informuar, ne të paktën nuk kemi marrë asgjë zyrtare nga qeveria e Kosovës por kjo do të ndodhë. Unë e di që një vendim që do të merret është që kanë me u barazu shtesat pra pikërisht 150 me 150 për mjekë dhe infermierë, por e rëndësishme është që është bërë një barazim, ndarja e shtesave sipas thirrjes që ka qenë. Kjo sepse virusi nuk njeh grada, përballë rrezikut janë të gjithë njëjte si mjekët ashtu edhe infermierët, andaj me kohë e kemi refuzuar edhe kur ka qenë 250 për shkak se ka qenë diskriminuese”, ka thënë ai.

E edhe pse nuk ka pasur komunikim zyrtar në mes të qeverisë dhe infermierëve një vendim i tillë për shtesat është marrë nga qeveria ka hyrë në fuqi dhe është publikuar edhe në faqen zyrtare.

Mirëpo përveç barazisë, Havolli nuk pajtohet edhe me shumën prej 150 euro të cilën do të marrin nga qeveria si shtesë në pagë e madje këtë e quan edhe nënçmuese dhe ofendim për punën e tyre.

“Kjo shtese le që nuk është e mjaftueshme por është edhe nënçmuese, kjo ndarje prej 150 euro por realisht nuk mundemi me i paragjykua për shkak se kjo varet nga mundësitë që sjell buxheti e sidomos në kohë pandemie mirëpo ajo që s’ka qenë e drejtë është që janë bërë ndarje, diskriminim bazik ligjor i të drejtave të njeriut me kartë të Kombeve të Bashkuara të Organizatave ndërkombëtare gjithçka ka qenë diskriminim në atë aspekt e tash si shumë është nënçmuese se 150 euro është ofendim nuk është asgjë ajo”, ka deklaruar ai për inFokus.

Shtesat e infermierëve edhe në pakon për Rimëkëmbje të qeverisë Hoti ishin 150 euro, e qeveria Kurti ka ulur vetëm shtesat e mjekëve dhe i ka barazuar me ato të infermierëve.

Mirëpo një gjë e tillë nuk u prit mirë as edhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, të cilët kanë kërkuar nga qeveria Kurti dysfishim të buxhetit për shëndetësinë.

Përvec mjekëve në reagimin e FSShK-SË thuhet se edhe shtesat prej150 euro për infermierët dhe dhe ato prej 100 euro për stafin ndihmës janë ofenduese.

Këto janë kërkesat e Federatës për qeverinë Kurti.

  1. Dyfishimin e buxhetit për shëndetësi për mbarëvajtjen e shërbimeve shëndetësore gjatë kësaj periudhe të Pandemisë COVID-19;
  2. Formimin e Komisionit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSSHK-së për nxjerrjen e aktit nënligjor për shtesat në pagë deri në përfundim të Pandemisë COVID-19.
  3. Plani strategjik për vaksinim të popullatës për 6 muajt e ardhshëm të jetë transparent dhe efektiv me qëllim të arritjes së imunizimit të masës;
  4. Në emër të barazisë urgjentisht të procedohet me Ligjin mbi paga për sektorin publik.

 

Kujtojmë se në këtë pako për rimëkëmbje qeveria Kurti uli edhe shtesat e zyrtarëve policorë, hetuesve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera