Lajme

Infektologu: Sabit Geci e ka gjendjen e rëndë, mund të shkojë jashtë për shërim

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 19 May 2019

Sabit Geci nuk mund të kthehet në burg pasi është në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive. Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se pasi të kryhen disa kontrolle mjekësore mund të shkojë për shërim jashtë shtetit. Ish-Shefi i UÇK’së ishte detyruar të kthehej nga Turqia pasi ishte lëshuar flet arrest ndaj tij pse s’ishte paraqitur në burg më 2 maj.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka thënë se Sabit Geci vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas shtrimit në spital. Ka thënë se pasi të kryhen edhe disa ekzaminime ish-komandanti i UÇK’së mund të vazhdojë mjekimin jashtë Kosovës.

“Mund të them se ai për momentin është në trajtim si dhe në hulumtim të sëmundjes. Konsiliumi mjekësor nga fushat e ndryshme kanë ardhur me e trajtu. Ai i ka mjaftë probleme shëndetësore. Jemi duke shikuar dhe nëse nuk gjendet diçka nga ana e domenit të fushës sonë ai mund të trajtohet edhe jashtë vendit”, ka thënë Ramdani, për Express, të dielën.

-Advertisement-

Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të arrestojë ish-eprorin e UCK-së, Sabit Gecin, i dënuar me 15 vite burgim për krime lufte kundër popullatës civile dhe për armëmbajtje pa leje. I njëjti ndodhej në Turqi për mjekim nga një sëmundje e rëndë.

Mjeku që po e trajton ish-udhëheqësin e UÇK’së ka sqaruar se gjendja e rënduar shëndetësore e tij nuk ia lejon atij që të rikthehet në burg.

“Ai për momentin është duke u trajtuar këtu tek ne. Shëndeti i tij nuk e bën që të kthehet në burg. Derisa shëndeti i tij nuk është i mirë ne nuk e lëshojmë. “, ka sqaruar indektologu që po e mjekon Sabit Gecin.

Ndryshe, Sabit Geci e kishte lënë mjekimin në shtetin turk dhe ishte kthyer në QKUK. Shkak për kthimin e tij në Kosovë u bë një kërkesë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, zyrtarë të së cilit dhanë urdhër që ai të arrestohet ngase nuk ishte paraqitur para hetuesisë kosovare në datën që i ishte caktuar më 2 maj të 2019-tës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera