Lajme

Infektologu Ramadani: Në Kosovë duhet të vaksinohen mbi 1 milion qytetarë me dy doza, për të kufizuar pandeminë

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 19 September 2021

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se në Kosovë duhen imunizuar plotësisht rreth 1 milionë qytetarë në mënyrë që sipas tij pandemia të kufizohet.

“Mbi 1 milionë qytetarë duhet të marrin të dy dozat e vaksinës, duke respektuar masat ne do të jemi në një situatë më normale dhe do ta kufizojmë pandeminë”, ka deklaruar Ramadani në RTV Dukagjini.

Infektologu ka thënë se gjërat kanë ndryshuar me paraqitjen e versionit “Delta” të koronavirusit.

-Advertisement-

“Ky variant ka befasuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe shtimi i vdekjeve në Kosovë lidhet me këtë variant të koronavirusit”, tha ai.

Ai thotë se deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë që ky variant është rezistues ndaj vaksinës.

Ramadani thotë se megjithatë edhe qytetarët e vaksinuar duhet të mbajnë maskën dhe distancën pasi sipas tij edhe këta qytetarë mund të bartin këtë virus te të tjerët.

Sot Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera