Lajme

Infektologu Krasniqi tregon si mund të transmetohet koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 25 February 2020

Infektologu Valbon Krasniqi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar se si mund të transmetohet koronavirusi.

“Një numër i madh i rasteve janë infektuar nga prekja e gjësendeve të kontaminuara, ende nuk e kemi të qartë nëse virusi bartet me spërkatje të kollitjes apo nga ajri”, është shprehur Krasniqi.

Ai tha se ende po bëhen studime, pasi mjekët janë në fazat e para të studimeve ende nuk dihen detaje rreth epidemisë.

-Advertisement-

“Nuk mundemi me thanë se është një epidemi , ky është virus iri, këto janë studimet e para, përveç studimeve gjenetike ka edhe shumë sene për t’u zbuluar”, ka thënë infektologu Krasniqi.

Tutje, ai tha se nuk ka nevojë për panik.

“Nuk ka nevojë për panik, vetëm 2 mijë raste janë jashtë regjioneve të Kinës nga ku doli epidemia”.

“Megjithatë në vendet ku dyshohet se dikush është i infektuar me koronavirus, preferohet që të perdoret maska mbrojtëse”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera