Lajme

Infektologu Krasniqi: Po kalojmë një situatë të rëndë, festoni në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 31 July 2020

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë në shtëpi dhe të kenë kujdes, meqenëse siç thotë situata me pandeminë është shumë e rëndë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi i ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit, derisa ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur familjarët dhe shërim të shpejtë të gjithë të sëmurëve nga COVID-19 dhe sëmundjet e tjera.

“Andaj, edhe sot, në ditën e Festës së Kurban Bajramit jemi të detyruar të ju bëjmë thirrje sërish për kujdes. Ju lus të festojmë në familjet tona, të qëndrojmë pranë familjeve tona. Duke ngushëlluar të gjitha ata që humbën familjarët e tyre, duke ju uruar shërim të gjithë të sëmurëve nga COVID-19 dhe nga sëmundjet e tjera, ju uroj Festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve islamë”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ai ka apeluar te qytetarët që të festojnë në shtëpi, të shmangin vizitat jashtë familjeve, të mbahjnë maskat dhe distancën fizike dhe të pastrojnë dhe dezinfektojnë duart rregullisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera