Lajme

Infektologu Krasniqi: Koronavirusi ka marrë teposhtën, së shpejti numri i të shëruarve më i madh

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 02 May 2020

Infektologu i QKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se kjo ishte një jave fantastike për Kosovën në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Për 6 ditë në Kosovë u regjistruan 170 të shëruar dhe vetëm 60 raste të reja, shkruan gazeta inFokus.

“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar vetëm 60 raste të reja. Sot në klinikë, asnjë rast i ri”, ka thënë Krasniqi .

-Advertisement-

Ai po ashtu ka deklaruar se së shpejti numri i të shëruarve në Kosovë do të jetë më i madh se numri i të infektuarve.

“Koronavirusi ka marrë teposhten. Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numr i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID). Me Fat Kosovë. Vazhdojmë . . .”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera