Infektologu kosovar paralajmëron rritje të numrit të të vdekurve nga pandemia në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 06 April 2020
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e Covid 19, duke bërë që të arrijë në tre numri i të vdekurve në Kosovë.
Infektologu kosovar, Isuf Dedushaj, ka thënë që shpreh keqardhje për familjarët që kanë humbur të afërmit nga koronavirusi.
Dedushaj në Info Magazine në Klan Kosova, ka paralajmëruar se pritet që të ketë akoma të vdekur si pasojë e pandemisë në Kosovë.
“Shpreh keqardhje dhe ngushëllimet e mia familjarëve që i kanë humbur të afërmit. Pritet të ketë akoma të vdekur. Ka shkallë relativisht të lartë të vdekshmërisë sidomos te personat e moshuar. Në Itali edhe në vendet tjera kanë vdekur njerëz të moshës më të re, por që kanë pasë edhe ndonjë sëmundje tjetër”.
“Një javë ose 10 ditë para se të paraqitet rasti i parë në Kosovë është marrë qëndrim të mbyllen shkollat. 50 % e popullsisë janë në izolim. E vetmja metodë e suksesshme në Kosovë, ka qenë ndalja e shkollave dhe tubimeve masive. Edhe prijësit fetarë i janë përgjigjur thirrjes që t’i ikin ceremonive fetare”.
Dedushaj ka theksuar se Kosova ka një përvojë të hidhur me sëmundjet ngjitëse.
“Ajo që më ka lënë përshtypje është angazhimi i stafit mjekësor, të cilët kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i kanë zbauar me përpikëri masat e marra nga Qeveria kundër përhapjes së pandemisë”.
Të tjera
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...
-
Osmani: Kosova në linjë me politikën e BE-së, të ecet përpara me statusin e vendit kandidat
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues t...
-
Çështja e dinarit, nesër takimi i radhës Bislimi-Petkoviq në Bruksel
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryeneg...
-
Nesër seancë plenare, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare me fillim pr...
-
Sarrazin: Veprimet e Serbisë s’janë në përputhje me Aneksin e Ohrit – Kosova të bëjë gjithçka për t’i bindur shtetet anëtare në KiE
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka th...
-
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e lu*tës gjatë seancës në KS të OKB-së
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar seancën e Këshillit të Sigur...
-
PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nda...
-
KSHZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 580 mijë qytetarë
Sipas web-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00, për...
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin ng...
-
Në bisedën me Macronin, Kurti përmendi edhe Radoiçiqin dhe shantazhet e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedën telefonike të zhvilluar dje m...
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...