Infektologu kosovar iu bën thirrje qytetarëve: Mos e fshihni se jeni të prekur nga koronavirusi
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 29 March 2020
Infektologu, Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, të mos e fshehin nga të tjerët këtë fakt.
Krasniqi është shprehur i shqetësuar nga ky veprim i kosovarëve.
“Ekziston njëfarë tendence me fsheh, sidomos nëpër lagje se janë të prekur, nuk duhet me ndodh kjo, më mirë është t’ju tregojnë të gjithëve në mënyrë që kenë kujdes e numri me të prekur të jetë më i vogël”, ka thënë Krasniqi në 1KL të Ktv-së.
Nuk është marre me qenë i infektuar COVID-19, është shprehur ai.
Infektologu ndau edhe disa raste që atij i kanë ndodhur personalisht.
“Ka pasur raste kur kanë ardhë në Klinikë me simptoma të virusit, nuk kanë tregu që kanë pas kontakt me të prekurit ose personat që kanë ardhë nga jashtë deri në momentin që është konstatu që janë pozitiv”, ka deklaruar mjeku teksa u ka bërë thirrje që mos e fshehin, pasi kështu ia rrezikojnë jetën vetes së pari, familjarëve fqinjëve e edhe mjekëve të cilët po kujdes për ta pa ndalë.
Gjatë bisedës, infektologu Krasniqi bëri thirrje që edhe blerjet kur bëhen nëpër markete mundësisht të shkojë vetëm një person dhe të bëjë blerje mundësisht për një kohë më të gjatë.Deri më tani në Kosovë një person ka vdekur nga koronavirusi teksa 91 janë të infektuar.
Qeveri ka vendosur orarin e ri të kufizimit të lëvizjes për qytetarë nga ora 17:00 deri në 06:00, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e virusit korona.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...