Infektologu i njohur: Në Kosovë aktualisht janë mbi 200 mijë persona të infektuar
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 10 July 2020
Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë shënuar 214 raste pozitive me COVID, që e cila përben edhe rekord sa i përket numrit të të prekurve që nga fillimi i marsit.
Por ajo që është edhe më e rëndë është fakti se, në 8 ditët e fundit ka pasur 35 persona të vdekur.Mjeku infektolog, Hamdi Ramadani thotë se një situatë e tillë ka ardhur kryesisht për shkak të mungesës së koordinimit mes spitaleve.“Numri i vdekjeve është rrëqethëse. Nuk ka një koordinim mes rajoneve, pasi në Kosovë ka spitale rajonale.
Është bërë një gabim dhe të gjitha rastet janë dërguar në Klinikën infektive në Prishtinë’, tha Ramadani.Sipas tij nëse do të kishte një bashkëpunim më të mirë nuk do të kishim këtë situatë ku spitalet që presin të prekurit në kryeqyteti janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal dhe sipas tij nëse nuk ndryshohet strategjia situata mund të bëhet serioze.
“Do të ishte krejtësisht ndryshe nëse do të bëhej një ndarje dhe rastet të mos dërgoheshin të gjitha në Prishtinë. Nëse do të vazhdohet në këtë drejtim, situata do të jetë shumë e rëndë dhe serioze”, tha mjeku.
Infektologu tha se, ende nuk dihet sa është realisht përhapja e coronavirus në Kosovë dhe për ta zbuluar këtë duhet nisja e testeve seriologjike që deri tani në Kosovë nuk ka nisur të kryhet ende.“Në Kosovë ende nuk ka nisur testimi seriologjik. Ka të dhëna se në Kosovë ka mbi 200 mijë të infektuar, ne nuk mund t’i dimë këto të dhëna seriologjik”, përfundoi Ramadani.
Të tjera
-
“Vajzat e gratë në hapësirat e UP-së nuk janë të sigurta”, vendosen jastëk para Rektoratit të UP’së
Organizata “QIKA” ka vendosur disa jastëk para Rektoratit të Universitetit të...
-
Seanca për tenderët “sekretë”, Rrustemi i VV-së: Qeveria Kurti s’ka ministra të korruptuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se në kontratat një...
-
Ish-kancelari gjerman ofrohet si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi: Ja sesi mund ta bind Putin-in
Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është ofruar si ndërmjetës për t’i dh...
-
Vra*ja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet edhe njëri prej të plagos*rve që po trajtohej në QKUK
Prishtina u trondit të martën nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites ...
-
Përfaqësues të biznesit amerikan takohen me presidentin kinez
Presidenti kinez Xi Jinping u takua me përfaqësues të qarqeve amerikane të bi...
-
Ish-policit në Zubin Potok i konfiskohet ar*ma dhe disa pjesë të uniformës
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zubin Potok, ish-pjesëtar i...
-
Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euro...
-
Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Bet...
-
AMMK: Gjendje e rëndë e ajrit në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka thewksuar se të mërkurën cil...
-
Franca padit adoleshenten myslimane që dyshohet se gënjeu se është goditur nga mësuesja e saj
Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e ci...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...
-
Daçiq i zemëruar ndaj Dora Bakoyannis, shkak raporti për Kosovën në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është shfaqur i zemëruar...