Fokus

Infektologu Ahmeti: Kosova ka qenë vendi i parë në regjion që ka krijuar protokolle klinike në pandemi

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 06 May 2022

Infektologu Salih Ahmeti, ka thënë se Kosova në fazat e para të pandemisë ka qenë vendi i parë në regjion që krijuar protokolle klinike, shkruan Gazeta inFokus.

“Unë mendoj se ne në regjion kemi qenë vendi i parë që kemi formuar protokolle klinike zyrtare për trajtimin e këtyre sëmundjeve” tha infektologu.

Ahmeti në një intervistë për emisionin ”N’Konak” ka bërë të ditur për herë të parë se ky protokoll në fillim të muajit korrik ka qenë i finalizuar.

“Kur e kemi pas ne taman protokoll të standardizum, ne jemi ndër vendet e para dhe ka rezoltu me efektshmëri të mirë, ne edhe pse e kemi pas formuluar shumë më herët ne veç në korrikun e vitit 2020 e kemi pas të aprovuar udhërrëfyesin e parë për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19”, tha ai./GazetainFokus/

Të tjera