Lajme

Infektologia Gashi: Stabile gjendja në Klinikën Infektive, mbi 30 pacientë me oksigjeno-terapi

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 22 January 2022

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar trajtim 130 pacientë. 40 prej tyre janë të spitalizuar, ku prej tyre një është edhe i intubuar.

Infektologia Hatixhe Gashi për KosovaPress ka treguar se gjendja në Klinikën Infektive është aktualisht stabile.

“Gjithsejtë i kemi 45 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 35 janë me oksigjeno-terapi, një është i intibuar. Ndërsa, sa i përket vizitave apo konsultave që kërkojnë në Klinikën Infektive brenda 24 orëve kanë qenë 130 raste. Sot prej mëngjesit i kemi 16 raste, dy pranime i kemi. Vende ka të mjaftueshme në klinikë, fluks ka ambulanta e pranimit”, tregon Gashi.

-Advertisement-

Sipas saj, fluksi i madh i konsultave është edhe për shkak se shumë pacientë nuk drejtohen në Qendrat e tyre të Mjekësisë Familjare.

Gashi për KosovaPress thash edhe se shumica e pacientëve me Covid janë të infektuar me variantin Omicron, por që janë me simptoma të lehta.

“Kryesisht pacientët e vaksinuar kanë forma të lehta të sëmundjes edhe ata që janë të spitalizuar kanë forma më të lehta. Rastet e rënda kryesisht janë të pavaksinuar[…]Ka raste që janë edhe të vaksinuar, kryesisht janë grupmoshat e shtyra që kanë edhe sëmundje të tjera kronike dhe që mjafton edhe një infeksion për të përkeqësuar gjendjen bazë ose kuadrin klinik. Ndërkaq, moshat e reja po e kalojnë në formë të një gripi të lehtë dhe kryesisht po trajtohen me terapi simptomatike në shtëpi apo pa terapi fare[…]prej këtyre që janë të spitalizuar format më të rënda janë ata që janë të pavaksinuar”, deklaron ajo.

Të premten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një rast të vdekjes dhe 2 mijë e 943 raste të reja pozitive me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera