Lajme

Infektohet me koronavirus për të dytën herë, OBSH tregon si ndodhë kjo

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 13 October 2020

Mushkëritë e tij nuk mund të merrnin oksigjen të mjaftueshëm. Kësisoj 25 –vjeçari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyrua të shtrohet në spital, në të cilin rezultoi se është i infektuar për herë të dytë me koronavirus.

Mjekët e tij kanë treguar se goditjen që e pësoi herën e dytë qe shumë më e fortë, shkruan BBC.
Riinfektimet me koronavirus, sipas infektologëve, megjithatë mbesin të rralla. Por studimi në Sëmundjet Infektive Lancet ngre pyetje se sa imunitet mund të ndërtohet ndaj virusit.

Mundësinë për riinfektim me COVID-19 e ka konfirmuar edhe Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili në konferencën e djeshme deklaroi se ekzistojnë dëshmi se një pacient i shëruar mund të infektohet sërish nga koronavirusi.

“Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të dytë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, simptomat e të infektuarit i cili është nga Nevada ishin dhimbje të fytit, kollë, dhimbje koke, të përziera dhe diarre. Sipas raporteve ai me 18 prill rezultoi pozitiv për herë të parë, ndërsa me 5 qershor rezulton pozitiv për herë të dytë.

Aktualisht, sipas mjekëve, i riu është mirë me shëndet. Ata bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe t’i respektojnë udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Të tjera