Lajme

Infektohet me koronavirus mjeku i njohur shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 04 April 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që mjeku i njohur Roland Xhaxho ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv, sepse është infektuar me koronavirus.

Sipas Ministrisë, gjendja e mjekut është e stabilizuar.

“Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19. Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.”, njofton Ministria.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera